Publikohen emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSh

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur zyrtarisht punën, me përfundimin e përzgjedhjes së 20 këngëve pjesëmarrëse, përfshirë edhe kategorinë e të rinjve.

Këngët që kanë mbërritur në zyrën e Festivalit janë renditur përpara komisionit me numra rendorë, pa asnjë informacion shtesë në lidhje me autorët apo interpretuesit e tyre dhe janë vlerësuar me notë “kaluese” dhe “jo kaluese”.

Nga rezultati i anëtarëve të komisionit të përzgjedhjes së këngëve, përbërë nga: Ardit Gjebrea, Elton Deda, Marjan Deda, Klodian Qafoku, Zefina Hasani, Arta Marku dhe Redi Treni

Në Festivalin e 60-të, do të konkurrojnë midis tyre këngët e interpretuara nga:

  1. Alban Ramosaj
  2. Ronela Hajati
  3. Evi Reçi
  4. Kastro Zizo
  5. Stefi dhe Endri Prifti
  6. Denis Skura
  7. Gjergj Kaçinari
  8. Janex (Xhejn Kumrija)
  9. Kelly
  10. Mirud
  11. Rezarta Smaja
  12. Saimir Çili
  13. Shega
  14. Urban Band
  15. Eldis Arrnejti
  16. Ester Zahiri
  17. Kejsi Rrustja
  18. Olimpia Smajlaj
  19. Viola Xhemali
  20. Xhuljana Pjetra.

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në RTSh do të zhvillohet në fund të dhjetorit në dy netë gjysmëfinale dhe një finale në Pallatin e Kongreseve, nga ku fituesi i festivalit do të zgjidhet edhe përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision 2022.

Fituesja e vitit të kaluar, Anxhela Peristeri fitoi biletën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovisionin e këtij viti, ku shënoi një rezultat të kënaqshëm duke e kualifikuar Shqipërinë për në finale, teksa u rendit e 21-ta në rezultatin përfundimtar.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *