Publikohen formacionet e miqësores Çeki-Shqipëri, Reja kërkon më shumë sulm

ÇEKI/ Shqipëria luan sot në orën 20:15 testin e dytë miqësor. Këtë herë përballë kuqezinjve vjen një tjetër Kombëtare që kërkon një futboll fizik, ashtu siç është Republika Çeke. Trajneri Reja ka vendosur të vijë me ndryshime në këtë takim. Në ndryshim nga ndeshja me Uellsin, nga minuta e parë sot do të jetë Lorenc Trashi në krahun e majtë, ndërsa linja e djathtë i përket Veselit.

Në mesfushë titullar është vendosur të nisë edhe Sherif Kallaku. Në sulm Balaj lëshin vendin për Cikalleshin, ndërsa i vetmi repart që qendron i pandryshuar është ai i mbrojtjes, me Rejën që vendos të mos e prekë murin kuqezi.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *