Në “San Siro” do të luhet ndeshja e Grupit D ndërmjet Interit dhe Real Madrid e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Për zikaltërit sfida ndaj Realit mbetet një tabu e vogël. Midis të dyja ekipeve janë luajtur 17 ndeshje në total, me madrilenët që kryesojnë me 8 fitore kundrejt 7 të Interit, ndërsa dy përballje kanë përfunduar në barazim.
Nuk duhet shkuar shumë larg për të gjetur rezultatet e fundit sepse dy skuadrat kanë qenë në të njëjtin grup edhe vitin e kaluar, kur të dyja ndeshjet përfunduan në favor të Realit (0-2 në San Siro dhe 3-2 në Bernabeu).
/Priza.al/