Publikohen pamjet e grabitjes së ‘Benzi-t’ në Laprakë, flet pronari i makinës: Autorët e dinin ku jetoja

Detaje të reja kanë ndodhur në lidhje me grabitjen e një makine, në zonën e Laprakës në kryeqytet më 24 janar.

Teksa janë publikuar pamjet e momentit të grabitjes, Xhuljano Sorra dhe Ahmet Musaogullari, janë dy personat që shikoni në videon e bërë publike. Autorët të veshur me të zeza dhe me kapuçë në kokë që të mos u dallohet fytyra arrijnë të marrin makinën dhe të largohen qetësisht, sikur të ishte e tyre.

Sipas hetimeve, vjedhja është kryer përmes ndërhyrjes në paketën elektrike të automjetit tip “Benz”, të cilin më pas e kanë çmontuar dhe shitur për pjesë në një servis.

 

Dy të rinjtë janë arrestuar nga policia dy ditë më parë por, pronari i makinës ka pohuar se dyshon se autorët e dinin shtëpinë e tij dhe se ku e parkonte makinën. Ai është shprehur se në momentin e grabitjes ka qenë në shtëpi.

Në një prononcim për TVklan, pronari i mjetit shprehet gjithashtu se autorët kanë pranuar vjedhjen e makinës dhe çmontimin në një servis, por sipas tij, nuk është arrestuar asnjë nga punonjësit e servisit që kanë çmontuar makinën.

Më tej ai shton se autorët e kanë treguar se ku është çmontuar mjeti por, deri më tani pjesët e makinës nuk janë sekuestruar, ndërsa ai pret që t’i kthehen mbrapsht.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *