Priza.al ka siguruar pamjet e plota të aksidentit të frikshëm në Tiranë, ku u përplasën 9 automjete dhe mbetën të plagosur 9 qytetarë.
Ndryshe nga sa u raportua më herët nga shoferi apo dhe në informacionet zyrtare, se shkak i aksidentit ishtë bërë një mjet “Porche’, i cili sipas drejtuesit të autobusit i kishte prerë rrugën, në videon e siguruar, shihet qartë se ngjarja ka qenë komplet ndryshe.
Në pamjet e mëposhtme shihet sesi autobuzi vjen me shpejtësi dhe përplas disa makina, që ishin në pritje të semaforit në stacion.
Si pasojë e aksidentit u shkaktuan dëme të shumta materiale por, gjithashtu është vënë në rrezik jeta e qytetarëve që ndodheshin në automjete, dhe ata që po kalonin rrugën apo që ndodheshin në trotuar.
Nga aksidenti u raportuan 9 të plagosur, mes tyre edhe shoferi i urbanit, ndërsa nga kontrolli nuk rezultoi të ishte nën efektin e alkoolit.