Publikohen pamjet nga sateliti, një tjetër anije ruse përfundon në fund të detit

Disa pamje janë bërë publike nga një satelit ku tregojnë një anije ruse që është fundosur pranë Zmiinyi (Ishulli i Gjarpërinjve). Ky ishull u pushtua nga Rusia në fillim të luftës dhe është një fushëbetejë më vlerë strategjike për Rusinë e cila synon të fitojë kontrollin në Detin e Zi

Pamjet e publikuara Maxar Technologies tregojnë pasojat e një sulmi të mundshëm me raketa në një mjet lundrues pranë ishullit. Po ashtu, pamjet tregojnë edhe dëmin që u është bërë ndërtesave në ishull, i cili u bë i famshëm për kundërshtimin që u vënë forcat mbrojtëse të Ukrainës në fillim të pushtimit.

Anija drejtuese e Rusisë, “Moska” u fut në ishullin e gjarpërinjve disa orë pas nisjes së pushtimit dhe u kërkoi në radio ushtarëve ukrainas në ishull që të dorëzoheshin.

Por megjithëse ishulli u pushtua, disa javë më vonë, “Moska” u fundos pasi një sulmi me raketa. Kurse, të enjten, një anije logjistike e marinës ruse, Vsevolod Bobrov, mori flakë pasi u dëmtua nga ushtria ukrainase në Detin e Zi pranë ishullit të gjarpërinjve.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *