Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar testet model për Maturën Shtetërore 2025 në faqen e saj zyrtare, me qëllim që të ndihmojë maturantët të përgatiten më mirë për provimet përfundimtare.

Testet përfshijnë lëndë të ndryshme, nga Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Gjuhë të huaja (anglisht, italisht, frëngjisht), deri te lëndë si Ekonomia, Biologjia, Kimia dhe shumë të tjera. Janë përfshirë gjithashtu teste për drejtimet profesionale si TIK, Hoteleria, Turizmi dhe Shkollat e Mesme Teknike.

Publikimi i testeve që në fillim të janarit është një mundësi për nxënësit që të kenë më shumë kohë për përgatitje, duke u familiarizuar me formatin dhe përmbajtjen e provimeve. Të gjitha testet janë të disponueshme online në faqen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *