Personi në foto është Visar Dakrama, i cili u vra me plumb në kokë pas një sherri në Greqi.
34-vjeçari nga Vlora u përfshi në një konflikt me një 33-vjeçar grek, jashtë një lokali, ku sipas mediave greke, shkak i konfliktit u bë një vajzë.
Pas sherrit në lokal, 33-vjeçari grek u largua për në banesë për të marrë armën tip kallashnikov. Ai u rikthye sërish në lokal, ku ndodhej shqiptari, të cilin e qëlloi me plumb në kokë.
Dakrama humbi jetën në vend, ndërsa Policia greke bëri të mundur arrestimin e autorit.