Është publikuar fotoja e Orges Xhelilit, autorit të plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij.
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur afër bashkisë së Divjakës, autori tashëm ndodhet në komisariat. Kokoneshi dhe shoferi Gazmend Bullari ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës.
Kokoneshi pas një debati me shtetasin Orges Xhelilin është goditur me thikë nga ky i fundit. Mësohet se Orges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës. Sipas informacioneve, dyshohet se shkak i plagosjes ishte largimi I partneres së Xhelilit nga posti si kryenfermiere në poliklinikën e Divjakës.
Ende nuk janë bërë plotësisht të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.