Publikohet klipi i këngës “Duje” që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2023”

Klipi zyrtar i këngës “Duje” e Albinës dhe Familjes Kelmendi e cila do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision 2023”, është publikuar ditën e sotme.

“Duje” arriti të rrëmbente zemrat e publikut për mesazhin që përcjell, ku kënga flet për ndarjen e anëtarëve të familjes dhe i bën jehonë bashkimit të tyre.

Edhe fabula në klipin zyrtar është ndërtuar mbi konceptin e familjes dhe ruajtjes së marrëdhënieve mes njëri-tjetrit.

Albina dhe Familja Kelmendi u shpallën fitues të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar për të përfaqësuar shqiptarët në ‘Eurovision Song Contest 2023’ në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar në datat 9, 11 dhe 13 Maj.

Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *