Dega më e kërkuar nga maturantët mbetet Mjekësia e përgjithshme ku numërohen mbi 3183 maturantë, të cilët kanë konkurruar për të fituar këtë program studimi.
Publikohet lista e maturantëve fitues të programeve të studimit që ofron Universiteti i Mjekësisë Tiranë.
Shumë i madh është interesi edhe për degën e Infermierisë së përgjithshme, ku kanë aplikuar në total 4313 maturantë në gjithë vendin.
Mjekësisë së përgjithshme i janë shtuar 100 kuota më shumë për maturantët e këtij viti dhe rrjedhimisht mesatarja e nevojshme për ta fituar këtë degë studimi është ulur.
Regjistrimet në universitet për raundin e parë fillojnë në datë 2 shtator dhe zgjasin deri më 15 shtator.