Publikohet momenti i ekzekutimit të Nikulajt, vrasësi i kamufluar e qëllon 6 herë/ Vjehrri i viktimës ia mbath (video)

Videoja që po shikoni tregon momentin e ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj. 50-vjeçari shihet që qëndron i vetëm në tavolinë në lokalin e tij. Atij i bie celulari në momentin që autori i krimit futet brenda dhe duket që e shikon për të kuptuar se kush është, por nuk i del koha për të kuptuar asgjë. Paralelisht me autorin, në lokal futet dhe vjehrri i Nikuljat, nga dera e kuzhinës dhe e përshëndet vrasësin për mirësjellje.

Në këtë çast, autori afrohet, nxjerr armën dhe qëllon gjashtë herë në drejtim të Nikulajt. Më pas largohet i qetë. Në momentin që nisën krismat është larguar edhe vjehrri i viktimës. E gjithë nga ngjarja, nga hyrja e tij në lokal, të shtënat dhe ikja ka zgjatur 13 sekonda në total.

Vjehrri i tij, prezent në momentin e vrasjes, raportohet se ka thënë se e vetmja fjalë e autorit ishte: Si je Ardian?!

Pasi ka kryer vrasjen, autori që mendohet se ka ardhur nga Shkodra dhe duket lëvizur me një motor “Skuter”, e më pas është larguar edhe njëherë drejt Shkodrës. Itinerari që ka ndjekur ka qenë ai përgjatë superstradës në drejtim të Shkodrës dhe në zonën e Gjadrit, e më pas ka humbur gjurmët. Kjo pasi në zonë nuk ka as kamera sigurie.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hasmëria mes viseve që lidhet me vrasje të ndodhura vite më parë. Hasmëria me fisin Balaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë, Pëllumbin. Disa vite më pas nga fisi Balaj, u vranë 2 persona.

Por, nuk përjashtohet mundësia që vrasja të ketë lidhje me zgjedhjet, pasi Nikulaj kandidonte për anëtar të Këshillit Bashkiak. Deri më tani, në Policinë e Lezhës janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje disa persona, por asnjë nga deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *