Qeveria shqiptare ka miratuar në Fletoren Zyrtare marrëveshjen me palën italiane për njohjen e patentave. Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri, do të kryejnë konvertimin pa patur nevojë për prova teorike dhe praktike.
Pakti u nënshkrua në 18 mars ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.
Pas kërkesës LIVE që Edi Rama i bëri ministrit të Jashtëm italian Di Maio, në emër të qeverisë shqiptare kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ndërsa për palën italiane nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.