Publikohet video e kamerave të sigurisë, ja si grabiten pushuesit në Ksamil dhe Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh në qytetin bregdetar gjatë sezonit turistik. Në një njoftim për mediat policia sqaron se dy prej të arrestuarve janë me precedent të mëparshëm penal.

Në pranga kanë rënë: Nazmi Liçi, 25 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”, Erion Bylykbashi, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes” dhe Ani Lici, 22 vjeç, banues në Elbasan.

Tre të arrestuarit akuzohen se janë autorë të 14 vjedhjeve në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit, të ndodhura gjatë muajve Korrik, Gusht dhe Shtator. Autoritetet kanë publikuar dhe një video që shihet momenti kur një prej grabitësve hyn nga dritarja për të vjedhur në banesë.

“Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në 13 raste shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj duke u marrë portofolët në banesat që kishin marrë me qira apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin si dhe në një rast  kanë vjedhur një shumë parash në një subjekt“, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “BMW” në posedim të shtetasit Ani Lici.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *