Coyote Cutee, tifozja e Barit që u shfaq me të brendshme në stadiumin ‘San Nicola’. Foto e saj në sektorin ku qëndrojnë ultrasit janë bërë virale në rrjetet sociale por kanë përfunduar edhe në komisariatin e Barit. Tani është hapur një hetim për vajzën e cila mund të paditet për veprime të turpshme në një vend publik dhe vepron në kundërshtim me mirësjelljen publike. Nëse shkelja e saj konstatohet nga gjykata, ajo rrezikon një sanksion administrativ që mund të arrijë në disa mijëra euro.
“Si grua, ndihem e lirë të tregoj trupin tim si dhe kur dua, nuk ndihem sikur nënçmoj askënd duke e bërë këtë, është zgjedhja ime e ndërgjegjshme si grua”, shpjegoi modelja 21-vjeçare për Bari Viva. Vajza është gati të diplomohet për Komunikim Dixhital në Universitetin e Urbinos dhe është abonente në Curva Nord në stadiumin San Nicola. Përveç studimeve, ajo është shumë aktive në OnlyFans, ku fiton shifra marramendëse: rreth 4-5 mijë euro në muaj.