Gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale Herve Gattegno, kryeredaktori i ‘Paris Match’, një revistë javore e botuar më parë në Francë është shkarkuar.
“Në shërbim të grupit për pesë vjet, Z. Gattegno, 57 vjeç, falënderohet për “përkushtimin e tij të pandërprerë (…) profesionalizmin dhe energjinë e tij”, shkruhet në deklaratën e Arnaud Lagardère, CEO i ‘Lagardère’, dhe Constance Benqué, president i’Lagardère News’.
Për bashkëbiseduesit e dy gazetave, të cilët të gjithë kërkuan anonimitetin, arsyeja kryesore e rrëzimit të Hervé Gattegno, “është Zemmour” dhe mënyra sesi dy redaktorët e trajtuan lajmin e polemistit ekstrem Gattegno humbi punën si redaktor një muaj pasi vendosi në ballinën e revistës një fotografi të Eric Zemmour, 63 vjeç, kandidat për president, duke përqafuar Sarah Knafo, asistente e tij 28-vjeçare, në Rivierën Franceze.
Mediat franceze shkruajnë se Zemmour, i cili është i martuar, do të nisë procedurat ligjore për shkak të kësaj fotoje. Herve Gattegno u zëvendësua nga Patrick Mahe dhe Jerome Bellay.