Arrestohet në Tiranë një 34-vjeçar, pasi ka publikuar në rrjetet sociale video intime të një 26-vjeçareje.
34-vjeçari është emigrant dhe se jeton mes Fierit dhe Britanisë , arrestimi i tij u bë i mundur pasi 26- vjeçarja ka bërë kallzimin në polici për publikimin e videove intime dhe për kërcënime të vazhdueshme.
Njoftimi i policisë
I kishte publikuar video intime në rrjete sociale një shtetaseje, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, vihet në pranga 34-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të marrë nga një 26 vjeçare, se një shtetas i kishte publikuar video intime në rrjete sociale, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është bërë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:
– V. G., 34 vjeç, banues në Fier dhe në Angli.
Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi V. G. i kishte publikuar video intime 26-vjeçares, si dhe e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.