Një video e publikuar në rrjetin social TikToK nën efektin e drogës, pa patentë dhe pa rrip sigurimi, i ka kushtuar shumë një të riu , pasi është arrestuar nga policia.
21-vjeçari akuzohet për penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i Policisë:
Postoi video në një rrjet social, për të reklamuar shkeljen rrugore që po kryente, Policia identifikon dhe ndalon drejtuesin e mjetit.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, pas publikimit të një videoje në rrjetin social *TikTok*, në të cilën shfaqej një shtetas që përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. D., 21 vjeç, i cili drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi.
Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, *nën efektin e lëndëve narkotike*.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.