Publikon raportin për vitin 2021, arsyet përse Lulzim Basha kërkon vetting në politikë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në Twitter tregon se përse Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Ai e cilëson si zgjidhjen e vetme për të ulur korrupsionin në vendin tonë.

Ndërsa citon një raport të World Justice Project për Treguesin e Korrupsionit në vitin 2021, kryedemokrati thotë se që vendi të mos jetë i pari në Evropë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisë dhe i dyti në botë për rryshfetin, është i nevojshëm vettingu i politikanëve. Gjithashtu vettingu ndikon edhe në hapjen e negociatave me BE-në.

Postimi i plotë

Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *