Surprizat nuk kanë fund në ‘’Big Brother Vip’’. Pasi publiku e votoi për të lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duket se fati nuk ka pasur ‘të njëjtën’ mendje me publikun pasi në goglën që këngëtari zgjodhi ditën e parë që hyri në shtëpi, ishte bileta e kthimit.
Kur ai e hapi goglën, tingëllonte pothuajse e pamundur dhe e pabesueshme për të. Fillimisht ai e refuzoi këtë mundësi, por më pas u rikthye tek banorët me po të njëjtin pozitivitet dhe sigurisht kjo gjë shkaktoi shumë gëzim tek banorët të cilët u përlotën të gjithë kur ai la shtëpinë.
/Priza.al/