Familja mbretërore britanike është në qendër të vëmendjes tani, me Harry dhe Meghan me dokumentarin e tyre në Netflix. Këtë javë dhe konkretisht më 15 dhjetor, do të shfaqet pjesa e dytë e serialit, ku traileri tregon pretendime tronditëse nga çifti.
Deri më tani, familja mbretërore ka zgjedhur të mos komentojë publikisht dokumentarin. Camilla vizitoi Emmaus UK, i cili dhuron ndihma për të pastrehët dhe fansat ishin të shpejtë për të lavdëruar “me këmbë në tokë” Camillën për qëndrueshmërinë e saj në një kohë kaq të vështirë për familjen.
“Camila është, për mendimin tim, e mrekullueshme,” shkroi një përdorues i ‘Twitter’, ndërsa një i dytë vuri në dukje: “Camila që kurrë nuk shpjegoi apo u ankua”.
“Camilla nuk ka lindur në familjen mbretërore, por përkushtimi i saj ndaj mbretit dhe besnikëria ndaj Britanisë do ta bëjnë atë një model”, ishte një tjetër koment mbështetës ndaj saj.
Mbështetja për gruan mbretërore vjen menjëherë pas kartës zyrtare të Krishtlindjeve të Mbretit Charles.