Publikuan sekrete shtetërore, dalin para drejtësisë gazetarët finlandezë

Tre gazetarë që punojnë për gazetën më të madhe të përditshme finlandeze janë në gjyq duke filluar sot me akuzat për zbulim të sekreteve të fshehta të mbrojtjes. Mediat shkruajnë se prokurorët që po merren me çështjen po kërkojnë të paktën 18 muaj burg nëse shpallen fajtorë.

Sipas prokurorit, artikulli përmbante informacione, publikimi i të cilave ishte i paligjshëm. Kryeredaktori i gazetës, Caius Niemi, ndaj të cilit u hoqën akuzat për shkak të mungesës së provave, tha se gazetarët nuk e shkelën ligjin.

“Ne mund të vërtetojmë, për çdo fjali të botuar, se informacioni që përmbante mund të gjendej në internet ose në libra të botuar para artikullit tonë. Informacioni publik nuk mund të mbahet sekret”, ka komentuar ai.

Të tre gazetarët e mohojnë fajin. Finlanda ka qenë prej vitesh në pozitat e para për sa i përket lirisë së shtypit, në raportin e përpiluar çdo vit nga organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufi (RSF). Këtë vit ajo ra në vendin e pestë, pjesërisht për shkak të asaj çështjeje gjyqësore, siç raportohet nga dega e RSF në Finlandë.

Gazetarët nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme përgatitore gjyqësore. Hanne Aho, kryetarja e Unionit të Gazetarëve Finlandezë, tha se ky rast është i paprecedentë, pasi nuk ka qenë kurrë më parë që gazetarët finlandezë të jenë akuzuar për tradhti të lartë. Sipas ligjit finlandez, të pandehurit në gjykimet penale emërohen vetëm nëse dënohen.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *