“Coxsackie” quhet virusi që shfaqet me pika të kuqe në duar, këmbë e gojë, i cili prek moshat nga 1 deri 5 vjeç, kryesisht periudhën e vjeshtës dhe dimrit. Ky virus po qarkullon prej disa javësh, në vendin tonë dhe ka shkaktuar panik tek prindërit. Si masë parandaluese prindërit duhet të tregojnë kujdes të shtuar të higjienës së fëmijëve.
Sa i përket kësaj sëmundje, mjeku Ilir Alimehmeti tha se për të nuk ka ndonjë mjekim specifik por është një sëmundje e lehtë.
“Ky është një virus shumë i njohur, që zakonisht bën një formë infeksioni të lehtë shumë të zakonshëm tek fëmijët e vegjël, ndaj kjo sëmundje ka një gjuhë popullore. Është ngjitëse, nuk ka mjekim specifik, është e lehtë, ndodh gjithmonë nëpër komunitete pra në kopshte dhe çerdhe por nuk është një gjë për t’u bërë shumë merak. I vetmi rekomandim do ishte që nënat e prindërit që i shohin fëmijët që i kanë këto shenja që janë të dukshme se janë si pucrra të vogla tek duart tek këmbët në gojë të mos i cojnë këta fëmijë ato ditë në kopësht a cerdhe që ta mbajnë infeksikonin të izoluar sa më shumë të jetë e mundur. Fatmirësisht është sëmundje shumë e lehtë”, tha Alimehmeti.
/Priza.al/