Puçrra në këmbë dhe duar/ Virusi i rrezikshëm që po prek fëmijët në Kosovë. Spitali i Prishtinës me 15 të preku nga ‘coxsackie’  

Vetëm 15 fëmijët gjatë nëntorit janë paraqitur në Klinikën e Pediatrisë në QKUK për kontroll nga infektimi me virusin “Coxsackie”.

Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci, thotë se, simptomat e këtij virusi si pikat e kuqe në duar, këmbë e gojë, kanë shkaktuar panik tek prindërit, por që situata është stabile.

Grajçevci tregon se ky virus prek moshat nga një deri pesë vjeç, kryesisht periudhën e vjeshtës dhe dimrit.

Por, si masë parandaluese, ajo thotë se prindërit duhet të tregojnë kujdes të shtuar të higjienës së fëmijëve.

Pjesa dërrmuese e fëmijëve e kalojnë lehtë brenda 8 deri 10 ditë, ndërsa në raste të rralla kalohet në infeksion sekondar për të cilën rekomandohen të përdoren antibiotikët.

/Burimi: TCH/

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *