Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” fitoi Bashkinë e Pukës, ku Rrok Dodaj triumfoi bindshëm ndaj Gjon Gjonajt të PS-së.
Dodaj ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’ pas fitores, duke shkruar se qytetarët e Pukës ndëshkuan me votë arrogancën dhe triumfoi qytetaria. Ai zotohet se do të jetë drejtuesi i pukjanëve pa dallime fetare, politike dhe krahinore.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë!
Në këtë ditë të shenjtë të triumfit të lirisë, të vlerave qytetare dhe dinjitetit njerëzor, më lejoni të shpreh me përuëlsi falënderimet e mia më të përzemërta për çdo votues, i cili me vullnetin e plotë, shprehu besimin e palëkundur, se ne mundemi t’ia dalim për t‘i rikthyer Pukës shpresën dhe ardhmërinë e saj.
Nga sot, Puka dhe njësitë e saj, i dhanë vetes dimensionin kuptimplotë të lirisë, pasi ndëshkuan me votë arrogancën si model drejtues!
Sot ka fituar qytetaria, ka fituar dimensioni i njeriut të thjeshtë!
Zotohem se do jem drejtuesi i të gjithë pukjanëve, pa dallime politike, fetare dhe krahinore!
Fitorja është e juaja!
E gëzofshim bashkërisht!