Punëtorët e inceneratorit të Fierit kanë dalë në protest ditën e sotme për të kërkuar rrogat e prapambetura. Sipas tyre ata nuk janë paguar që prej janarit të këtij viti (2022).
Deputetja e Partisë Demokratike , Jorida Tabaku përmes një postimi në Twitter ka akuzuar qeverinë se kanë marrë lekët nga buzheti i shtetit për një incinerator që nuk egziston dhe për më tepër nuk paguajnë as punëtorët
“Ky po që është biznesi tipik i kësaj qeverie. Marrin 28 mln nga buxheti për një incenerator që nuk ekziston dhe s’paguajnë as punonjësit! Paguhen kompani fantazma dhe transaksione në kompani offshore dhe jo të punësuarit! Vjedhja shekullit €430 mln”, shkruan Tabaku.
Ky po që është biznesi tipik i kësaj qeverie❗️
Marrin 28 mln ? nga buxheti për një incenerator që nuk ekziston dhe s’paguajnë as punonjësit!
Paguhen kompani fantazma dhe transaksione në kompani offshore dhe jo të punësuarit! Vjedhja shekullit €430 mln https://t.co/IT6GDUUoOC
— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) May 9, 2022
Punëtorët bllokuan hyrjen e landfillit dhe nuk lejojnë asnjë makinë me mbetje urbane që të kalojë. Ata kërcënuan se nuk do të largohen nga hyrja deri sa të marrin një përgjigje. Kjo është protesta e dytë e punëtorëve të këtij incineratori. Në 30 prill punëtorët bënë sërish të njëjtën kërkesë dhe sipas tyre ka rënë në vesh të shurdhër pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje