OSHEE ka njoftuar ditën e sotme qytetarët se në disa zona të kryeqytetit do të ndërpritet energjia elektrike për shkak të rikonstruksionit të kabinave.
Energjia do të ndërpritet nesër në fashën orare 09:00-13:00, në zonën pas Stadiumit Air Albania dhe zonën pas Ambasades Franceze.
Njoftim i plotë:
Stakim, datë 9 Korrik? Në vijim të remonteve të planifikuara, në datën 9 korrik, në intervalin kohor do të stakohet energjia për tu punuar në kabinën “Dervish Hima 2″/ Nst Qendër. Pa energjia pjesërisht : zona pas Stadiumit Air Albania dhe zona pas Ambasades Franceze.
/Priza.al/