Punimet në kryqëzimin Rinas-Qafë Kashar, Policia e Shtetit jep njoftimin e rëndësishëm, ja si do të devijohet lëvizja e automjeteve

Punimet që do të kryhen ditën e sotme që do të nisin në orën 10:00 në kryqëzimin Rinas-Qafë Kashar ka bërë që trafiku dhe lëvizja e automjeteve të devijohet.

Policia e Shtetit ka njoftuar se drejtimi i lëvizjes së automjeteve Qafë Kashar-Rinas do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas. Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.

 

Njoftimi i Policisë:

Me qëllim marrjen e masave për orientimin e lëvizjes për shkak të punimeve që do nisin në orët e para të mëngjesit të datës 10.01.2022, për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se:

Drejtimi i lëvizjes së automjeteve Qafë Kashar-Rinas, do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas. Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.

Shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në rrugë me qëllim shmangien e trafikut dhe orientimnin e drejtuesve të automjeteve.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve, për respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore, gjithashtu të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *