Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës, aty ku gjurma ekzistuese po rehabilitohet, ndërsa po ndërtohet edhe gjurma e re që e lidh me Aeroportin e Rinasit.
Nga ky kantier, Balluku theksoi se ky projekt do të pasohet nga hekurudha Vorë-Hani i Hotit dhe ajo e korridorit 8 që lidh vendin me Maqedoninë e Veriut.
“Ditët e fundit kam marrë një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhës që kemi një ecuri të kënaqshme, rreth 35% e kantierit ka përfunduar. Duke lidhur Tiranën me Rinasin me një hekurudhë që do të jetë 12 minuta. E gjithë rruga nga Tirana në Durrës do të zgjasë 22 minuta”, tha mes të tjerash ministrja.
o.j/dita