Punimet që po kryhen në Unazën e Re në Tiranë kanë shkaktuar edhe këtë të mërkurë radhë të gjata trafiku.
Kjo për shkak se po punohet për ngushtimin e korsive.
Policia e shtetit e ka bërë të ditur këtë problematikë nëpërmjet një njoftimi zyrtar që udhëzon të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Sipas Policisë, “aksi që ka shkaktuar radhë të gjata trafiku është sensi i lëvizjes, nga zona e ‘Astirit’ në drejtim të ‘Pallatit me Shigjeta’”.
Njoftimi i Policisë Rrugore të Tiranës:
“Për shkak të punimeve, në Unazën e Re ka ngushtim të korsive dhe si pasojë e kësaj ka ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë.
Policia Rrugore e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin edhe rrugë të tjera alternative”.
/Priza.al/