Punimet tek “Sheshi Shqiponja” drejt përfundimit/ ARRSH jep lajmin e shumëpritur (VIDEO)

Pritet që së shpejti të hapet tuneli nr.3 te ‘Sheshi Shqiponja’. Lajmi në fjalë është përcjellë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku pritet që ky tunel të lehtësojë trafikun që krijohet prej disa muajsh në hyrje të Tiranës. Pas hapjes së tunelit nr.4 ku ndikoi në qarkullim, tashmë pritet të hapet tuneli nr 3. Ky tunel do të shërbejë për qarkullimin e makinave nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit, dhe për t’i dhënë përparësi ndërtimit të tuneleve në proces.

Njoftimi

Sheshi Shqiponja ku pas hapjes së tunelit Nr.  që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, së shpejti do të bëhet e mundur edhe hapja e tunelit Nr.  i cili do të shërbejë për qarkullimin e makinave nga Durrësi  në drejtim të zonës së Astirit dhe për t’i dhënë përparësi ndërtimit të tuneleve në proces.

Pak ditë më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër punimet në ish-Sheshin Shqiponja, ku njoftoi hapjen e tunelit nr 4. “Kemi bërë hapjen e tunelit të 4. Nga Tirana, automjetet që dalin nga Tirana, pra që vijnë nga pallati me Shigjeta dhe nga ura e lidhjes me TEG-un kalojnë në tubin e 4 për të dalë në autostradën në drejtim me Durrësin.

Këto nuk janë lëvizjet definitive që do të ketë projekti në përfundim të tij, pra në dhjetor të 2021, kur projekti të përfundojë nuk do të jenë këto lëvizjet e tubave. Këto tunele po hapen paraprakisht për të pasur një shfryrje të trafikut.

Trafiku e dimë që nuk ka qenë i lehtë për t’u menaxhuar. Gjejmë momentin për t’i kërkuar ndjesë qytetarëve për orët që kalojnë në këtë aks, por duhet kuptuar që është një kantier i madh. Shpresojmë që brenda 2 javësh të hapim tunelin e tretë i cili do të facilitojë drejtimin nga Durrësi në drejtim të Tiranës”, tha Balluku.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *