“Punoja shitëse në butik. Kur zihemi, them ishalla ikën në koncert nja një javë”

Altin Sulku është shfaqur për herë të parë në ekran me bashkëshorten e tij, Rolanda, ku kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

Rolanda tregoi se janë njohur 5 vite më parë kur punonte në një butik dhe këngëtari shkoi aty për të bërë blerje. Por historia e dashurisë nuk nisi aty, ishte një mesazh që ajo i dërgoi në rrjetin social Instagram, i cili bashkoi zemrat e tyre.

 “Kemi 5 vite së bashku, ndoshta ishte dashuri me shikim të parë. punoja në një butik dhe Altini vjen aty me një mik të vetin. Në atë moment nuk po e njihja dhe e pyes: “Ku të kam parë”. Më tha emrin, por e harrova. Kur publikoi një këngë më doli në Instagram dhe i shkrova. Atëherë ka pasur një të mirë ‘i kthente përgjigje të gjitha vajzave”, tha Ronalda.

“Punoja shitëse në butik. Kur zihemi, them ishalla ikën

“E pashë aty dhe u largova, bëmë pak muhabet e batuta. Më dërgon mesazh ‘shumë e bukur kënga, si kombinimi i atleteve me mjekrën’, ishte batutë tek dyqani. I ktheva përgjigje vetëm ‘hahahahaha’ se nuk e mbajta mend. Më shkruan sërish: ‘Tu kujtova apo jo?’, i thashë ‘s’po të mbaj mend’ dhe më tregoi ku ishim takuar”, shtoi këngëtari.

“Punoja shitëse në butik. Kur zihemi, them ishalla ikën

Fillimisht u bënë miq me njëri-tjetrin dhe më pas Altin Sulku i shprehu ndjenjat vajzës që dashuroi.

Ai u shpreh se e provokonte shumë për të zbuluar nga karakteri i saj, derisa kuptoi se ishte pikërisht ajo vajza me të cilën dëshironte të kalonte jetën.

“Punoja shitëse në butik. Kur zihemi, them ishalla ikën

Ndërsa Rolanda pranoi se provokimet e këngëtarit e kanë bërë shpeshherë të qajë.

“Ne e nisëm si miq, u njohëm. Altini më thoshte ‘i kam të gjitha, vetëm më mungon një vajzë e mirë, po e shoh tek ty’. Me kalimin e kohës, sikur u dashuruam”, tha ajo.

“Kaluan 5-6 muaj, mu desh kaq kohë për ta njohur. E provokoja në disa gjëra, pastaj thashë është tamam”, u shpreh Altin Sulku.

“E ka takuar me provokimet, më ka bërë të qaj mua. Edhe kur zihemi, them ishalla ikën në koncert nja një javë”, përfundoi Rolanda.

Këngëtari zbuloi se shtatzënitë e bashkëshortes së tij nuk kanë qenë të lehta dhe kur Rolanda ishte në pritje të vajzës, mjekja i kërkoi ta hiqtë pasi ndryshe do vdiste.

“Punoja shitëse në butik. Kur zihemi, them ishalla ikën

“Shtatzënitë i ka pasur problem, me vajzën shkoi 43 kilogram. Mjekia tha duhet ta heqim patjetër, se do vdesë nusja. Kur ikëm në shtëpi filloi të qante. Nisi të kërkojë lëng pule dhe pas asaj shkoi çdo gjë shumë mirë. Na thanë është djalë për të dytin, por se kisha problem. Kur shkoi 5 muajshe të kontrollohej dhe erdhi në shtëpi duke qarë. Vajza i ngjan Altinit, me flokë kaçurrela”, tregoi ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *