Punonin në ‘fabrikën’ e kanabisit, por aroma e rëndë ‘tradhëtoi’ shqiptarët! Ja me sa vite burg janë dënuar

Dy shqiptarët Andil Mucolli dhe Ilirjan Jaho janë arrestuar teksa punonin në një ‘fabrikë’ kanabis. Ata punonin në fermën që ishte ngjitur me një klub nate, e cila do të sillte fitime prej 1.6 milion paund.

Policia u njoftua nga qytetarët në 12 tetor, pasi ndihej aroma e rëndë e drogës, në ndërtesën e vjetër ‘Club XS’ në zonën West Walls të Carlisle. Andiol Mucolli, 25 vjeç është parë duke dalë nga ambientet, i ndjekur më pas nga 42-vjeçari Iirjan Jaho.

Dy shqiptarët pranuan se ishin përfshirë në prodhimin e kanabisit dhe u burgosën për dy vjet. Gjatë një kontrolli në ndërtesë, policia pa se ndërtesa ishte përshtatur për prodhimin e kanabisit, dhe në 9 dhomat u gjetën pothuajse 1700 bimë – 276 prej të cilave ishin korrur tashmë.

/Burimi: BBC/Përshati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *