Eksperti i ekonomisë, Panajot Soko ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një denoncim të një punonjësi të kompanisë “Gjoka Construction”. Ai tregon se kompania i ka mbajtur 10% të rrogës së parë dhe refuzon t’ia japin pasi ka dhënë dorëheqjen.
Qytetari shprehet se kjo firmë ka abuzuar me ndërtimin e rrugës së Arbrit dhe se i fal qeverisë 20 deri në 40 milionë euro një herë në tre muaj.
“Në rrugën e Arbrit, në dy tunelet e para me gjatësi 540 metra, është shembur jo për shkaqe natyrore apo gjeologjike, por për të kursyer beton, i është futur polisterol. Betoni çonte polisterol, sipër e puthiste për shkëmb, dhe tuneli u shemb. Bypass e ka bërë si bypass lufte… tunelet kanë dhe shtresa një plastike dhe një si batanije e bardhë. Në tunele kjo është venë vetëm në 12 metrat e para. Këtë e gjen prokuroria sa metra katrorë ka marrë e zhdoganuar, sa janë llogaritur për tunele dhe sa ka gjendje në magazinë”, shkruan qytetari.
Soko u bën thirrje organeve ligjzbatuese të verifikojnë akuzat.