Një aksident i rëndë u shënua mbrëmë në aksin Levan-Vlorë, ku një 50 vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet.
Këmbësori që humbi jetën mësohet se është Pasho Muçaj, 50 vjeç. Viktima punonte si punonjës në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në Vlorë.
Drejtori i këtij institucioni ka shkruar një mesazh ngushëllimi pas kësaj humbje.
Postimi i plotë
‘Një aksident automobilistik i ka ndërprerë në mes jetën, një prej punonjësve tanë të përkushtuar, Pasho Muçaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20 minuta, kur punonjësi ynë u aksidentua për vdekje nga një automjet në autostradën Lavan-Vlorë.
Pasho Muçaj 50 vjeç, me profesion murator, ishte një nga punonjësit tanë shembullor në Sektorin e Kanalizimeve.
Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Shkëlqim Leskaj, shpreh keqardhjen e tij të thellë për humbjen e kolegut tonë, si dhe u qëndron pranë familjarëve të tij në këtë moment tepër të vështirë!
Lamtumirë Pasho!
Do të kujtojmë përherë si njeriun e palodhur e fjalëpak!’
/Priza.al/