Punonjësi ndërroi jetë nga zjarri që ra në fabrikën e tullave, Gjykata liron përgjegjësin teknik

Ditën e premte një fabrikë e re tullash në Maminas, u dogj nga një zjarr i përmasave të mëdha, ku si rrjedhojë humbi jetën punonjësi Besnik Bojaku, 57 vjeç, i cili kishte marr djegie të rënda. Në lidhje me këtë ngjarje policia kishte arrestuar si përgjegjës kryesor shtetasin Bexhet Zija, 67-vjeç.

Por ditën e sotme Gjykata Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për përgjegjës teknikun e fabrikës së tullave.

Kujtojmë që shtetasi i lartpërmendur u arrestua në flagrancë nga Policia e Durrësit pas zjarrit të rënë në 28 maj në fabrikën e re të tullave. Ai u arrestua fillimisht me akuzën e mosrespektimit të rregullave të mbrojtjes në punë, por sot është lënë i lirë.

Ndërkohë kujtojmë gjithashtu se djali i viktimës është shprehur gjatë një interviste se do të kërkojë drejtësi për vdekjen e të atit dhe do hapë proces gjyqësor.  Ai ka dhënë disa detaje të cilat hedhin dyshimin se zjarri nuk ka qenë i rastësishëm, pasi babai, një punonjës me 40 vite eksperiencë,  i ka treguar se dikush ka hapur gazin. Për sa i përket arrestimit të Bexhet Zija ai ka thënë se “Personi i arrestuar ka qenë më i dobëti për mendimin tim. Më i dobëti ka për ta mbajtur përgjegjësinë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *