“Punonjësit bëjnë si cuba, kavot e ashensorit nuk ishin ndërruar asnjëherë”/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Astir

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në një prej pallateve të kompleksit ‘Fratari’ në Astir, ku u shkëput ashensori dhe për pasojë dy gra u plagosën.

Aksidenti ndodhi pak pas mesnate, në orën 00:05. Nga verifikimet e kryera nga policia, rezulton se banorët e pallatit të përfaqësuar nga administratori nuk kanë firmosur kontratë mirëmbajtje dhe kolaudimi për ashensorin dhe kavot nuk janë ndërruar që kur ai është montuar.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi ashensori, brenda të cilit ishin 4 persona gjatë momentit të aksidentit, rezulton të jetë i pacertifikuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror teknik, ISHT-së. Aktualisht në spital ndodhet një prej grave e cila ka pësuar traumë në pjesën e kofshëve, por gjendja e saj është stabël. Ndërkohë e plagosura tjetër që është shtatzënë është larguar për në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore..

Banorët e pallatit kanë rrëfyer se kjo ka ndodhur dhe më parë.

Deklaratat e banorëve për rënien e ashensorit në Astir

Banorja 1: Para dy muajsh ka ndodhur e njëjta situatë madje kam qenë vetë personalisht në atë rast. Në atë rast telefonova për ndihmë.

Banorja 2: Unë banoj këtu që në 2017, kemi pasur probleme. Kemi bërtitur disa herë se ulen ashensorët, janë punonjësit privatë. Bëjn edhe si cuba bëjn edhe si të fortë. Nuk vijnë të rregullojnë defektin por e lejn ashtu.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *