Punëtorët e “Amazon” po organizojnë një grevë në Mbretërinë e Bashkuar kundër gjigantit online. Nga magazina e “Amazon” kanë dalë rreth 300 punonjës për të kundërshtuar atë që e quajtën një rritje page të papërfillshme rroge prej 5% në 10,50 £ në orë.
Punonjësit thanë për BBC se kushtet e punës në “Amazon” ishin shumë të vështira duke pretenduar se monitoroheshin vazhdimisht dhe marrin qortime për pushimet e shkurta që zgjasin vetëm disa minuta. Dy punëtorë të “Amazon” thonë se robotët në magazinë “trajtohen më mirë se ata”.
Darren Westwood dhe Garfield Hilton u shprehën për BBC-në se edhe për minutat në tualet, menaxherët iu kërkojnë llogari. Ata thanë se menaxherët ndjekin performancën e stafit dhe koha që nuk shpenzohet për skanimin e artikujve llogaritet për pagesën.