Punonte në serrë, temperaturat e larta i marrin jetën të riut

Një 20-vjeçar shqiptar është gjendur i vdekur në një serë në zonën e Falciano del Massico në Itali.

Ai ishte duke punuar në serrë kur ndërroi jetë, ende nuk dihen shkaqet e vdekjes por dyshohet se ka ndodhur për shkak të temperaturave të larta.

20-vjeçari i ishte bashkuar së fundmi familjes së tij në Itali dhe familja i kishte gjetur punën. Ky nuk është rasti i parë ku punëtorë në fermë kanë humbur jetën.

Policia po heton pronarin e serrës për kushtet e punës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *