Jemi në stinën e verës dhe të gjithë ose kanë nisur ose po mendojnë se ku të kalojnë pushimet e verës. Nga që ishte një vit i izoluar dhe me karantinë, viti 2020 i privoi njerëzit të lëvizin, ndaj ky vit duket se ka shtuar kërkesat për pushime jashtë shtetit.
Por janë masat anti-Covid ato që në shumë shtete të privojnë nga lëvizja e lirë, pavarësisht dëshirës për turizëm.
Si pjesë e kufizimeve anti-Covid, vaksinimi kundër koronavirusit është kthyer në kusht për të udhëtuar në disa vende të botës.
Sidoqoftë, shumë njerëz kanë zgjedhur të mos e pranojnë vaksinën, ndërkohë që shumë të tjerë janë në pritje të dozës së tyre të parë.
Pavarësisht kësaj, një numër vendesh kanë lejuar turistët e pa vaksinuar nga Mbretëria e Bashkuar, me kushtin që të paraqesin rezultat negativ të testit PCR.
Por në cilat vende mund të udhëtohet pa qenë i vaksinuar? Më poshtë do të gjeni të renditura disa prej tyre:
-Spanja, duke përfshirë Ishujt Balearik (Majorka, Menorca, Ibiza dhe Formentera) dhe Kanariet,
-Madeira
-Kroacia
-Greqia
-Italia
-Meksika
/Priza.al/