Pushime në hapësirë? Jeff Bezos tregon planet për një ‘stacion hapësinor biznesi’

Kompania e miliarderit Jeff Bezos ka njoftuar planet për të nisur një stacion hapësinor komercial. Sipas BBC, shefat deklaruan të hënën se shpresojnë që ta përfundojnë stacionin, “Orbital Reef”, deri në fund të dekadës.

Materiali promovues i publikuar nga kompania pretendon se stacioni do të jetë një “park biznesi me përdorim të përzier” në hapësirë dhe do të presë deri në 10 persona. Kompania do të bashkojë forcat me Sierra Space dhe Boeing për të ndërtuar objektin.

Blue Origin tha se stacioni prej 2,972 metrave katrorë do t’iu sigurojë klientëve një vendndodhje ideale për “krijimin e filmave në mikrogravitet”, ose “kryerjen e kërkimeve të fundit”, dhe tha se do të përfshinte gjithashtu një “hotel hapësinor”.

Në një konferencë për shtyp për lansimin e këtij projekti, krerët e Blue Origin dhe Sierra Space nuk pranuan të japin një prononcim për koston e ndërtimit, megjithëse projekti duket i siguruar mirë nga Bezos, i cili është zotuar të shpenzojë 1 miliardë dollarë në vit në Blue Origin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *