‘Pushteti i tij po skadon’/ Këlliçi ‘sulmon’ Ramën: Ke frikë opozitën e re

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka hedhur akuza të tjera ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Këlliç tha se Rama po i vjedh vendit 430 milionë euro nga paratë publike përmes inceneratorëve.

Sakaq shtoi se Rama i frikësohet opozitës së re dhe se e ka kuptuar që pushteti i tij po skadon.

“Edi Rama dhe mafia e djegësve kanë rezervuar bonuse e miliona edhe për median dhe shefat e saj. Inceneratorët nuk djegin asgjë veç 430 milion eurove të parave publike dhe tokën nën këmbët e Edi Ramës. Për këtë ai nxjerr shërbyesit e pushtetit për të manipuluar me dosje Sigurimi për kundërshtarët politikë. Apo çon ruspat për të prishur pishinat ku deri dje lahej, pronë e një botuesi, të cilin deri dje e kishte mik për zemër. Sa herë e vërteta është bërë e padurueshme, Edi Rama ka kërkuar të shpikë realitete paralele. Tërheqja e vëmendjes së publikut dhe jo qeverisja e mirë, ka qenë, që në fillim, i vetmi zanat dhe angazhim i tij. Ai nuk e përballon dot popullin opozitar te i cili më 7 korrik ka parë një kundërshtar të fuqishëm.

Ai nervozohet nga opozita e re e cila është në këmbë, dhe për më shumë është e vërtetë, jo gjasme dhe jo part-time. Ai e di se një pushtet i blerë vjen me një datë skadence”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *