Më në fund shkëmbehet puthja e parë romantike në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Pajtimi dhe Sara kanë dhënë puthjen e parë mes tyre, por detaji i kësaj ngjarje ishte se në mes tyre kishte një xham.
Të dy banorët kanë shfaqur një pëlqim për njëri-tjetrin, por kanë deklaruar se njohjen e tyre ta marrin me hapa të avashtë dhe të sigurt.
Për Sarën një nga frikërat e saj është edhe presioni i kamerave dhe mendimi i publikut. Në kuadrin e një shakaje, dyshja ka shkëmbyer një puthje romatike por me ndihmën e xhamit të derës i cili nuk i lejoi ata të kishin kontakt.
Edhe pse jo një puthje normale, përsëri ajo i siguroi komentet dhe ovacionet e banorëve. Koha do të tregojë nëse mes tyre do të ketë një histori dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
/Priza.al/