Puthja me Melonin, Rama bën ironi: Si e konstaton që është “e fortë”?

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos e komentojë gjatë videon e puthjes së tij me homologen e Italisë Giorgia Meloni në Moldavi, teksa morën pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Në emisionin “Opinion”, moderatori i kërkoi një koment kryeministrit Rama, por ky i fundit zgjodhi të përgjigjej me ironi. Duke e anashkaluar kështu pyetjen, pa i dhënë një përgjigje konkrete.

PJESË NGA INTERVISTA:

Fevziu: Pse i dhe një puthje aq të fortë kryeministres italiane?

Rama: Po ku e pe ti për shembull. Si e konstaton në distancë është një puthje e fortë.

Fevziu: Po unë e shoh nuk më kanë lënë sytë akoma.

Rama: Të paskan lënë sytë…

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *