Drejtoria e Policisë së Vlorës ka reaguar menjëherë pas publikimit në disa portale të një fotoje, ku shiheshin dy efektivë policie, respektivisht inspektori F.Xh dhe kolegia e tij V.Ç duke shkëmbyer një puthje pasiononte.
Për ta është marrë masë disiplinore që është pezullim i menjëhershëm nga detyra.
Njoftim
Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, në automjetin e shërbimit, duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.