Putin në Teheran, SHBA: Irani do ta furnizojë Moskën me dronë

Derisa presidenti rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme do ta vizitojë Teheranin, nga SHBA thonë se Irani do ta furnizojë Moskën me dronë, shkruan The Guardian.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, u tha gazetarëve se SHBA ka informacione që tregojnë se Teherani “po përgatitej t’i siguronte Rusisë deri në disa qindra UAV, në një afat kohor të përshpejtuar”.

 

“Informacioni ynë më tej tregon se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse për përdorimin e këtyre UAV-ve, me seancat fillestare të trajnimit të planifikuara për të filluar në fillim të korrikut”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *