“Putin nuk dëshiron paqe”, Britanikët: Ukraina nuk duhet të dalë e humbur nga negociatat

Lideri I Rusisë akoma nuk është angazhuar seriozisht në negociatat mes Moskës dhe Kievit për t’i dhënë fund luftës që po merr jetë njerëzish çdo ditë e më shumë.

Kështu ka vlerësuar sot qeveria britanike ndërsa shtohet se në çdo rast duhet të “sigurohemi që çdo lloj marrëveshje në të ardhmen të mos jetë në dëm të Ukrainës.”

Liz Truss, ministre e jashtme e qeverisë britanike të Boris Johnson, i bëri deklaratat ndërsa fliste në Parlament dhe siguronte opozitën laburiste për synimin për të bërë gjithçka që është e mundur për të pasur një rrugëdalje të ndryshme nga ajo në 2014, kur Moska aneksoi Krimenë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *