Putin: “Perëndimit i duhen luftëra, Ukraina mish për top”

Perëndimi ka nevojë për konflikte për të ruajtur hegjemoninë e saj dhe për këtë arsye “ata kanë përgatitur një të ardhme si mish për top për Ukrainën”. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, duke nisur një onfensivë të re kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. “Situata në Ukrainë sugjeron se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të zgjasin kohën e këtij konfliktin”, i cili filloi sipas kreut të Kremlinit “në përputhje të plotë me statutin e OKB-së”.

Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 174-të dhë ndërkohë Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se e kanë kapacitetin logjistik dhe të sigurisë për të ndihmuar në një vizitë të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (Aiea) në centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia, tha një zëdhënës i OKB-së. Megjithatë, një diplomat rus ka vendosur kushte, duke deklaruar se asnjë mision nuk duhet të kalojë nëpër kryeqytetin ukrainas pasi është shumë i rrezikshëm. Këtë e raporton The Guardian.

Ndërkohë, drejtuesit e ushtrisë ruse thonë se nuk kanë nevojë për armë bërthamore për të arritur objektivat e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *