Vladimir Putin është i hapur për dialog me Kievin , por vetëm nëse qeveria Zelensky njeh rajonet e reja dhe realitetet e reja territoriale. Në bisedën me homologun e tij turk Erdogan, presidenti rus nënvizon “rolin shkatërrues” të Perëndimit në Ukrainë.
Presidenti turk, nga ana e tij, po bën thirrje për një armëpushim të njëanshëm.
Emmanuel Macron , pas një bisede telefonike me Zelensky, konfirmon dërgimin e “automjeteve të lehta luftarake të blinduara” në Kiev, ndërsa Joe Biden deklaron se SHBA po vlerëson mundësinë e dërgimit të automjeteve luftarake Bradley për të mbështetur Ukrainën.