Lufta në Ukrainë arrin në ditën e saj të 115-të ku bombardimet vijojnë të dëgjohen. Të paktën katër civilë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në bastisjet ruse në rajonin ukrainas Donetsk. Sipas guvernatorit të rajonit të Lugansk, të gjitha vendbanimet e lira të rajonit “janë nën zjarr të fortë të shkaktuar nga rusët” dhe çdo ditë 30 kamionë me ushtarë rusë mbërrijnë në zonë me përforcime.
Por në kulmin e konfliktit dhe kur ende nuk dihet kush pushton kë Kremlini përsërit linjën e tij të mos ekyistencës së kufijve të mëparshëm në Ukrainë. “Ukraina me kufijtë që ne dinim nuk ekziston më”.
“Ukraina që ne e njihnim, brenda atyre kufijve, nuk është më. Dhe nuk do të jetë më. Kjo është e qartë. Ata kufij nuk janë më. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha në një intervistë për Sky Neës Arabia., cituar nga agjencia Ria Novosti.
Ndërkohë në frontin diplomatik, është rishfaqur ish kancelarja gjermane Anxhela Merkel e cila nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërmjetësimit për zgjidhjen e konfliktit. Por ish kancelarja cuditërisht ka thënë se do ta ndërrmarë këtë veprim më vonë dhe jo tani. Kancelari aktual gjerman, Olaf Scholz, nga ana tjetër, rithekson nevojën për të vazhduar dialogun me Putin.
Ukraina bën me dije ndërkohë se raketata ruse kanë goditur gjatë natës rafinerinë e naftës Kremenchuk, në jug-lindje të Kievit, për momentin nuk dihet nëse ka viktima.
OKB bëri me dije se pothuajse 4,500 civilë janë vrarë deri më tani që nga nisja e luftës.